Konjufca tregon se si do të veprojë ‘Vetëvendosje’, nesër në Kuvend

Aktuale February 21, 2018 - 17:13
Ja si do të veprojë nesër “Vetëvendosje”

Kryesia e Kuvendit ka proceduar marrëveshjen për kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi për seancë nesër (e enjte) në orën 11:00, raporton “Zeri.info”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se në mbledhje ka ardhur propozimi për marrëveshjen e Demarkacionit. Ai ka treguar që ky propozim ka kaluar dhe do të shkojë në seancë nesër ne orën 11:00.

“Fatkeqesisht kjo marrëveshje do të kalojë me kërkesë të kryeministrit. Ne konsiderojmë që të gjeturat e komisionit  janë të sakta. Nëse deputetët e kanë parasysh punën e këtij raporti", ka thënë ai, raporton “Zeri.info”.

I pyetur se sa dokumente do të votohet ai ka thënë se nesër do të jetë edhe raporti i komisionit shtetëror i Bulliqit. Sipas Konjufcës nëse deputetët kanë parasysh këtë marrëveshje nesër nuk duhet që të votohet kjo marrëveshje.

Konjufca tha se ende nuk kanë vendosur se si do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje nesër pavarësisht se u pyet nëse do ta përdorin përsëri gazin lotsjellës.

“Nuk besoj se do të vijë puna deri aty....”, ka thënë Konjufca. /ZËRI/