Ramush Haradinaj emëron edhe një zëvendësministër

Aktuale February 21, 2018 - 15:26
Lexoni lajmet me te fundit nga vendi

Kryeministri, Ramush Haradinaj, sot ka emëruar zv/ministër Rexhep Hotin në Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Hoti është edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ndryshe, numrin i zëvendësministrave, ndonëse jo sipas të dhënave zyrtare, tashmë ka arritur mbi 70 zëvendësministëra. Qeveria Haradinaj po kritikohet për numrin e madh të ministrave, gjë që edhe po i kushton buxhetit të Kosovës, pasi një zv/ministër ka një shofer  një veturë dhe një asistent-e.

LEXO EDHE: Haradinaj shkarkon një zëvendësministër të MASHT-it

Dje, Haradinaj e ka emëruar Artan Berishën zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kujtojmë, se sot duke mos u bërë të ditura shkaqet është shkarkuar nga pozita e zëvendësministrit zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Mustafë Myrtaj./Lajmi/ Image