Revoltohet opozita malazeze: Pse e nënshkruat marrëveshjen e re me Kosovën?

Aktuale February 21, 2018 - 13:52

Aneks-marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Podgoricës, respektivisht dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq rreth vijës kufitare ndërmjet dy shteteve, ka nxitur reagime edhe në Mal të Zi.

Deputeti malazez, anëtar i partisë “Fronti Demokratik”, Milun Zogoviq thotë se kjo marrëveshje mund ta rrezikojë qasjen e bashkësisë ndërkombëtare karshi Malit të Zi.

Ai shkon edhe më larg. E quan një tradhti planin e pushtetarëve malazez për t’ia dhënë tokën “shtetit të rremë të Kosovës”, transmeton Indeksonline.

“Ndryshimi i marrëveshjes për demarkacionin me Kosovën ligjërisht dhe praktikisht është i papërshtatshëm. Pra, në qoftë se e njëjta bëhet edhe në vepër perspektiva mund të çojë vendin në tensione serioze”, u shpreh ai.Image

Sipas tij, në qoftë se Prishtina ndryshon Marrëveshjen në Parlament, atëherë automatikisht të njëjtën do ta bëjë edhe Mali i Zi.

“Vendimi i ngutshëm nga Podgorica zyrtare. Adresa relevante ndërkombëtare ishin të qartë se nuk ka ndryshimin e kufijve dhe zyrtarët malazezë ndryshuan vendimin”, është shprehur deputeti Zogovië.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij, Filip Vujanoviq kanë nënshkruar një aneks marrëveshje, në të cilën janë dakorduar që çështja e Demarkacionit të zgjidhet sa më shpejtë.

Sipas kësaj marrëveshje, Republika e Kosovës do e ratifikojë marrëveshjen për Demarkacionin të arritur në gusht të vitit 2015.

Pasi të konstatohet nga të dy shtetet se Demarkacioni është ratifikuar dhe marrëveshja ka hyrë në fuqi, sipas kësaj marrëveshje do të formohet një Trup i Përbashkët Punues për shënjimin e vijës kufitare.

Gjithashtu ata janë pajtuar se gjatë këtij procesi, Trupi i Përbashkët Punues në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit.Image