Konjufca: S'po ndryshon kufiri, po ndryshon AAK-ja

Aktuale February 21, 2018 - 13:02

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca duke folur për ndryshimin e qëndrimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se Haradinaj po mbetet pa fytyrë.

Sipas Konjufcës, me aneksmarrëveshjen për demarkacionin nuk po bëhet korrigjimi i vijës kufitare, por po ndryshon qëndrimi i AAK-së dhe Nismës, që dikur ishin kundër kësaj marrëveshjeje, raporton "Zeri.info"

“Nuk është që ka ndryshuar demarkacioni i Murat Mehës, por kanë ndryshuar AAK-ja dhe Nisma. Ky është problemi dhe zhvillimi i ri në Kosovë këto ditët e fundit.

LEXO EDHE: Kurti: Nuk ka liberalizim të vizave edhe pas ratifikimit të Demarkacionit

Nuk bëhet fjalë pra për korrigjim të kufirit në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit, por për devijim të qëndrimit të Haradinajt në drejtim të Murat Mehës.

Po iu kujtohet ai rasti kur Haradinaj ia pati hedhur në fytyrë hartat Murat Mehës, Problemi është se ai që po mbetet pa fytyrë është kryeministri i Kosovës, kurse fatkeqësisht po ngadhënjen vet Murat Meha”, është shprehur Konjufca. /Zeri/