Kusari–Lila: Haradinaj u tregua i pafuqishëm në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit (Video)

Aktuale February 21, 2018 - 11:50

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kursari – Lila ka theksuar se shpreson që të mos ndryshohet vendimi për mbajtjen e seancës ditën e enjte, në të cilën pritet të votohet demarkacioni.

Ajo në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se arritja e marrëveshjes në mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, përveç që e ka thyer status-quon ka treguar pafuqinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj përballë zgjidhjes së kësaj teme, duke shtuar se “Presidenti në fund ju tregoi që në fund  ai është shefi”.

“Ai (Thaçi) shkoj në Mal të Zi për ta nënshkruar marrëveshjen për demarkacionin, ndonëse të dyja sistemet janë sisteme parlamentare. Marrëveshja e arritur nuk është konfirmim i atyre që kategorikisht e kanë denoncuar. Ky korrigjim jep shpresë se do të mund të korrigjohen gabimet, por që nuk është garancë se vija kufitare do të shkojë në Qakorr”, ka shtuar Kusari- Lila.

Sipas saj, dokumenti i ratifikimit të demarkacionit në mes dy vendeve, pritet të përcjellet si dokument që ka peshë edhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), duke shtuar se në aspektin politik pritet të krijohet një momentum i ri.

“Brenda koalicionit ne e kemi konfirmuar qëndrimin tonë si Alternativë, se do të mbeshtesim procesin e ratifkimit te demarkacionit, por pas ratifkimit do të krijojmë një moment të ri, e ai moment është që intensivisht do të votojmë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj”, ka theksuar Kusari – Lila.