Aktuale

Hoxha: Fuqizimi i gruas në biznes dhe ndërmarrësi, prioritet i shoqërisë

Hoxha: Fuqizimi i gruas në biznes dhe ndërmarrësi, prioritet i shoqërisë
21 shkurt 2018 • 10 : 34 Foto: Driton Bublaku

Ministria e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka organizuar konferencën “Dimensioni gjinor i procesit të Integrimit Evropian në Kosovë”, në të cilën u tha se fuqizimi i rolit të gruas është tejet i rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

Me këtë rast ministrja Dhurata Hoxha tha se Kosovës çdo ditë e më shumë po i rritet numri i grave të suksesshme.

"Fuqizimi i rolit të gruas në biznes dhe ndërmarrësi është prioritet i shoqërisë Kosovare. Është kënaqësi që çdo ditë e më shumë shohim gra të fuqishme në profesion të ndryshme, duke portretizuar fuqizimin e gruas si një qëllim të përbashkët që na bashkon përtej vështirësive sociale ekzistuese" tha Hoxha.

Ajo gjithashtu tha se barazia midis burrave dhe grave duhet të sigurohet në të gjitha fushat.

Ndërsa Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt gjithashtu pjesëmarrës në këtë debat tha që kjo është një dukuri elementare për secilin shtet.

"Ne në Gjermani jemi ende duke luftuar për këtë dukuri por nëse punojmë bashkë ne do të arrijmë aty. Dëshiroj të ju inkurajoj edhe ju që ajo që po bëni është e vështirë por kjo duhet implementuar dhe jo të qëndroj vetëm në letër", tha Held.

Ai tha edhe se nuk janë vetëm gratë ato qe duhet të jenë pjesë e lidershipit, njësoj duhet të jenë edhe gjinia mashkullore, raporton tutje "Zeri.info"

“ Më duhet të shoh edhe burra që janë ulur në këtë tavolinë, nuk është vetëm projekt i grave që të flasin për pavarësinë e tyre. Gratë në vendimmarrje të brendshme kanë një kualitet lidershipi", theksoi Held.

Ai gjithashtu uroi për punën e nisur dhe kërkoi që të punohet sa më shumë në këtë aspekt./Zeri

© zëri.info