Bernard Kushner thotë se Specialja dëmton UÇK-në
Aktuale
February 20, 2018 - 20:23
Bernard Kushner në pjesën e dytë të intervistës në Klan Kosova ka deklaruar se Gjykata Speciale e dëmton imazhin e shtetit.
Ai porositi që dialogu me Serbinë të vazhdojë, ani se mund të jetë i vështirë.
Kushner rikujtoi se popujt në Ballkan duhet të jetojnë se bashku duke thënë se kjo është edhe e ardhmja e tyre në Bashkimin Evropian.
Por, e pranoi se unioni nuk është më i njëjti.