Ndërrohet flamuri në hyrje të Prishtinës

Aktuale February 20, 2018 - 09:15

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka autorizuar ministrin e Administriatës Publike Mahir Yagcilar, për vendosjen e flamurit Kombëtar Shqiptar në hyrje të qytetit të Prishtinës, më saktësisht të rrethrrotullimi.

Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim i mirëinformuar brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas këtij burimi, brenda pak çastesh pritet zëvendësimi i flamurit shtetëror me atë kombëtar.

Këtë vendim Kryeministri Haradinaj, e ka marrë sot.

Image

Ndryshe, zëvendësimi i flamurit Kombëtar me atë shtetëror ka ngjallur debat të madh në opinon. Madje disa qytetarë edhe kanë protestuar në shenjë pakënaqësie.