Obelisku i 10-vjetorit në tri komuna përfundon në mbeturina

Aktuale February 19, 2018 - 23:33

Obelisku i vendosur në qendër të Ferizajt që simbolizon 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, u hodh në mbeturina, kjo u bë me kërkesë të komunës nga kompania ‘Pastërtia’.

Zyrtarë të kësaj kompanie bënë me dije se kjo u bë për shkak se obeliskun e dëmtuan tej mase qytetaret.

Një qytetar thotë për klan kosova se njerëzit janë mërzit me shtetin, prandaj edhe i kanë shkatrru simbolet e dhjetë vjetorit të Pavarësisë

“Janë mërzit njerëzit prej vetë shtetin tonë çfarë veprime po bënë, nashta edhe kjo ka ndiku që me e hedhë në bërllog obeliskun”, tha një qytetarë.

Obeliskun e ngjashëm e shkatërruan edhe në komunën e Drenasit, e as policia nuk arriti ta ruaj nga dëmtuesit më shumë se një ditë.

Obelisku u hodh në mbeturina edhe në komunën e Gjakovës.