Ministri i qeverisë Haradinaj që po e përkrah idenë e Ramës për një president

Aktuale February 19, 2018 - 21:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij për 10 vjetorin e pavarësisë befasoi shumë kënd me deklaratën e tij.

Ai tha se në të ardhmen Kosova dhe Shqipëria duhet ta kenë vetëm një president.

E kjo nxiti debat ndërmjet partive e analistëve të ndryshëm.

Idenë e Edi Ramës po e përkrahë edhe Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës në qeverinë e Haradinaj, transmeton lajmi.net

Në një postim në rrjetin social facebook ai ka thënë se trojet shqiptare duhet ta kenë një president, kryeministër dhe një parlament.

“Këto troje u bëfshin me një President, Kryeministër e Parlament. Ëndrra jonë u bëft realitet për nipërit tanë!”, ka shkruar Lekaj në facebook.

Ndryshe deklarata e Edi Ramës u kritikua sidomos nga ndërkombëtarët. /Lajmi.net