Delawie shpreson që Demarkacioni të ratifikohet këtë javë
Këtë qëndrim ambasadori amerikan e dha në një postim në rrjetin social twitter.
Deklaratat e tilla, Delawie i dha duke komentuar festimet për 10 vjetorin e pavarësisë.
Ai i ka vlerësuar këto festime si të jashtëzakonshme.
“Çfarë fundjave e pabesueshme. Festimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përfundojnë sot, por ne duhet të shpresojnë që avancimi i dekadës së ardhshme të fillojë këtë javë me ratifikimin e Demarkacionit”, ka shkruar Greg Delawie.
Çështja e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi ka bërë që qeveria të mblidhet nesër dy herë.
Projektligji për demarkacion do të procedohet në Kuvend me ankes-marrëveshjen që u arrit ndërmjet dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviq.
Sipas kësaj marrëveshje dy shtetet do të angazhojnë grupe punuese që të korrigjojnë gabimet eventuale në përcaktimin e kufirit. /Lajmi.net/