Opozita malazeze: Mali i Zi po i shet territor Kosovës

Aktuale February 19, 2018 - 17:04

Kryetari i Lëvizjes opozitare pë ndryshim të Malit të Zi “Pokret za promjene”, Nebojsha Medojeviç, ka akuzuar sot qeverinë në Podgoricë se me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët, aneks- marrëveshjes për demarkacionin me Kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, është duke u përgatitur që praktikisht t’i dhurojë një pjesë të territorit të vet një shteti tjetër, raporton  “RT-Vojvodina”, transmeton zeri.info

"Në përgjithësi unë nuk do të isha i befasuar, duke ditur natyrën e lidershipit aktual dhe regjimin hajdut në Mal të Zi, për t’i shitur Kosovës pjesë të territorit tonë. Nuk janë asgjë për Behgjet Pacollin, Thaçin, Haradinajn dhe vëllezërit Osmani dhe Kelmendi disa qindra milionë euro për të paguar për një pjesë të territorit të Malit të Zi ", tha Medojeviç, përcjell zeri.info

Marrëveshja për demarkacionin e vijës kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës në formën e një deklarate të përbashkët – aneks marrëveshja për demarkacionin është nënshkruar në Podgoricë më shkurt 16 nga presidentët e Malit të Zi dhe Kosovës, Filip Vujanoviç dhe Hashim Thaçi, e cila u miratua nga  Qeveria e Kosovës në fillim të seancës solemne me rastin e dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të këtij viti, pa praninë e përfaqësuesve të Listës Serbe.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se deklarata e përbashkët hap rrugën për një zgjidhje të demarkacionit të kufirit dhe pritet ta konfirmojë Kuvendi i Kosovës./Zeri