BE-ja reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës

Aktuale February 19, 2018 - 14:44
Ky është reagimi i Bashkimit Evropian

Komisioni Evropian ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë një fjalimi, Edi Rama tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një president të përbashkët.

Por zëdhënësja e KE, Catherine Ray, tha se këto deklarata janë të papërshtatshme.

“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore,” tha ajo.

LEXO EDHE: A ju pëlqeu ideja e Edi Ramës për një president uniteti shqiptar?

“BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese”.

“BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.

Disa politikanë periferikë serbë kanë kërkuar që Rama të shpallet ‘non grata’ në Serbi pas komenteve të fundit. /Mapo.al/