Ambasada amerikane kërkon ndihmë nga qytetarët e Kosovës

Aktuale February 19, 2018 - 11:15
Ambasada e Amerikës në Kosovë ka kërkuar ndihmë nga të gjithë qytetarët

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", është kërkuar që të gjithë të komentojnë një vend në të cilin përfaqësuesit dhe zyrtarët e lartë të Ambasadës duhet të shkojnë për vizitë.

Madje është theksuar se gjatë 10 viteve të fundit, ambasadorët dhe zyrtarët e tjerë të ambasadës kanë vizituar të gjitha komunat e Kosovës, të paktën një herë.

Më poshtë janë edhe disa fotografi nga vendet që janë vizituar për të mbështetur programet e Ambasadës, duke realizuar takime me zyrtarë dhe njëkohësisht të njihen me njerëzit e Kosovës.

Postimi i plotë: