Mali i Zi paralajmëron mundësinë e korrigjimit të kufirit me Kosovën

Aktuale February 18, 2018 - 18:52
Ky është paralajmërimi i Malit të Zi për Kosovën

Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët, respektivisht aneksit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës, është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme mes dy vendeve.

Kështu thuhet në deklaratën e sotme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, e cila shton se ka mbetur mundësia për korrigjime eventuale teknike të kufirit, njofton FoNet.

LEXO EDHE: Zyrtare: Shtyhet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

“Në deklaratën e nënshkruar është paraparë formimi i një grupi të përbashkët punues për përcaktimin e kufirit,  gjë që në bazë të Nenit 7 të Marrëveshjes paraqet fazën përfundimtare të procesit demarkacionit dhe lë mundësi për korrigjime eventuale teknike,  me rastin e demarkimit të kufijve në teren”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, përcjell Telegrafi.

“Me zgjidhjen e çështjes së demarkacionit edhe me një vend tjetër fqinj, Mali i Zi është konfirmuar si një anëtar i përgjegjshëm dhe i besueshëm i NATO-s”.

“Duke mbrojtur interesat e saj, Mali i Zi në vazhdimësi i kontribuon stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit, gjë e cila, ndër të tjera, është në përputhje me Strategjinë e miratuar së fundmi të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratëne MPJ të Malit të Zi.