Pantina: Kosova do të bëhet shtet kur Veseli&co nuk do të jenë në krye

Aktuale February 18, 2018 - 16:40

Edhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka kritikuar mënyrën e organizimit të seancës së sotme solemne në Kuvendin e Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se mungesa e profesionalizmit është si pasojë e kapjes së shtetit.

Ky është statusi i plotë:

Mungesa e profesionalizmit, si pasojë e kapjes së shtetit u pa sot edhe ne seancen solemne të Kuvendit. Dështimin e protokolit të Kuvendit e finalizoj me gafat e tij Kadri Veseli i cili dëshmoj sa poshtë ka ra Kuvendi duke e pas atë kryetar. Kosova do bëhet shtet vetëm kur Veseli&co nuk janë ne krye të institucioneve dhe japin llogari për dëmet që ja kanë bërë.