Gabimi qesharak i Kadri Veselit në fjalinë e parë të seancës solemne të Kuvendit

Aktuale February 18, 2018 - 16:35

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë një gabim qesharak në fjalinë e parë të seancës solemne për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nuk është hera e parë që kryeparlamentari Veseli bën gabime gjatë udhëheqjes së seancave.

Në fjalimin e tij hyrës fillimisht i përshëndeti mysafirët special, por kur erdhi radha te kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Veseli iu drejtua: I nderuari kryeministër i Republikës së Kosovës, Edi Rama, shkruan Gazeta Express.

Sigurisht që në sallë plasën të qeshurat. Ndërsa Veseli tha se do të mundohet t’i përmend të gjithë edhe me gabime edhe pa gabime.