SHBA: E keni në dorë të ardhmen tuaj

Aktuale February 18, 2018 - 15:56

Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem në organizimin e bërë për nderë të pavarësisë së Kosovës tha se Qeveria e Kosova e ka në dorë të ardhmen e saj, derisa inkurajoi qytetarët dhe qeveritarët që të luftojnë korrupsionin në Kosovë, transmeton Zeri.info.

“Inkurajoj qytetarët dhe të gjithë të luftojnë korrupsionin. Ju keni mundësi të zgjidhni të ardhmen tuaj. SHBA pret që të zgjeroj bashkëpunimin me ju. Ky është kapitulli kryesor i punës tuaj drejt BE-së”, tha ai.

Karem përgëzoi 10 vjetorin e pavarësisë dhe tha se ka kaluar një kohë e gjatë derisa Kosova ka ndërtuar Qeverinë e institucionet dhe se sipas tij, ajo do të ketë gjithmonë përkrahjen e SHBA-së.

"Ka kaluar një kohë e gjatë për të ndërtuar Qeverinë e institucionet. Këtu kemi edhe 650 anëtarë të KFOR-it dhe të SHBA-së. Dëshirojë të them se keni përkrahjen e të dyja partive nga SHBA-të. Ambasada ka bërë një festim të hershëm të pavarësisë së Kosovës. SHBA do të jetë krah përkrah në luftimin e sfidave që janë para nesh”, tha ai./ZERI.