Thaçi shpreh mirënjohje për ndërkombëtarët

Aktuale February 18, 2018 - 15:37

Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi në pritjen e organizuar për nder të dhjet vjetorit të pavarësisë shprehi mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar që Kosova të bëhej shtet i pavarur. Ai ka thënë se sakrifica e shqiptarëve është mbështetur nga Bashkësia Ndërkombëtare, transmeton Zeri.info.

“Jemi të gëzuar që po shënojmë këtë përvjetor së bashku, duke shprehur fuqishëm mirënjohje për ata që kontribuam të arrijmë këtu, para së gjithash SHBA-së dhe të gjitha vendeve tjera. Përkutojmë ku ishim para 10 viteve dhe shohim ku jemi tani. Kemi shumë arsye të jemi krenar. Kjo sakrific e jona u mbështet nga Bashkësia Ndërkombëtare e cila na doli në krah për të qenë të lirë. Që nga përfundimi i luftës kemi punuar që të arrijmë paqe”, tha ai.

Thaçi shtoi se Kosova është shteti që ka rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perendimor dhe se Kosova po ec sigurt drejt anëtarësimit në BE./Zëri