Pacolli i numëron 117 njohje, e presidenti thotë se janë dy më pak

Aktuale February 18, 2018 - 12:14

Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli po japin shifra të ndryshme për numrin e njohjeve që i kanë ardhur Kosovës. I pari po thotë se janë 115 njohje kurse Ministri i Jashtëm po thotë se janë dy më shumë.

Nuk dihet se cilat njohje po i konteston Shefi i Shtetit. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk kanë sqaruar se pse ka një dallim të tillë me numrin e njohjeve.

115, 117 apo 116 njohje?

Janë këto tri shifra që institucionet i përmendin kur flasin për numrin e njohjeve që i kanë ardhur Republikës që mbushi të shtunën dhjetë vjet.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po thotë se janë 117 njohje.

“Njohja e fundit nga Barbadosi është zyrtarisht njohja e 117-të e Republikës së Kosovës. Unë nuk do të ndalem. Unë sapo kam filluar. Ky vit do të jetë i mbarë për Kosovën. Faleminderit gjithëve për urimet tuaja!”, ka shkruar Pacolli në njoftimin për njohjen e re.

E të Jashtme është një numër tjetër i njohjeve. Aty shkruan se Burundi është vendi i 116 që ka njohur Republikën e Kosovës.

E krejt tjetër shifër ka dhënë Presidenti Hashim Thaçi në dy paraqitjet e fundit. Në një ceremoni të UP-së dhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Shefi i Shtetit ka thënë se Kosovën e kanë njohur 115 shtete.

“Shteti i Kosovës është njohur që prej atëherë nga 115 shtete”, ka thënë Presidenti në Mynih.

Prej se është shpallur Republika e Kosovës dhe kanë nisur njohjet ka pasur paqartës.

Një kohë, Enver Hoxhaj si Ministër i Jashtëm dhe Behgjet Pacolli si opozitar vazhdimisht kanë replikuar për numrin e njohjeve.