Lushtaku i ofron mbështetje Bekim Jasharin

Aktuale February 18, 2018 - 11:01

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku është takuar me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin shkruan Zëri.

Lushtaku në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se Jashari do të ketë mbështetjen e pakursyer politike në qeverisjen e kësaj komune.

“Zhvillova një takim kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, sot kur po e shënojmë përvjetorin e 10-të të Pavarësisë së shtetit tonë. Vlera më sublime dhe e arritura më e madhe e shqiptarëve, pas Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, është pikërisht lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi i Kosovës, prandaj, nderim për të rënët e kësaj lufte, ndërsa të gjallët duhet të jenë udhërrëfyes për lidershipin e vendit. Zotohem se kryetari Jashari do ta ketë mbështetjen tonë të pakursyer politike, në përmbushjen e mandatit qeverisës në mënyrë shembullore, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të Skenderajt”, ka shkruar Lushtaku, transmeton Zeri.info.

Kujtojmë se Mërgim Lushtaku është djali i ish-kryetarit të Skenderajt Sami Lushtakut, i cili nuk ka raporte të mira me të parin e Skenderajt, Bekim Jasharin./Zëri

Image