Pacolli ofron fakte se Burundi nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Aktuale February 17, 2018 - 20:46

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Burundi ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Ministri serb po tenton t’i bindë shtetet për të tërhequr njohjen e Kosovës.

Por, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacaolli, ka ofruar fakte se Burundi nuk e ka tërhequr njohjen.

“Daçiçi, sot kishte pretenduar se Burundi e ka tërhequr njohjen e Kosovës. Në shtesë linku i vendimit të Burundit në GjND… http://www.icj-cij.org/files/case-related/141/17908.pdf”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

 Kurse, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç,  gjatë ditës së sotme ka deklaruar se Burundi ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

“Këto ditë në Prishtinë shënojnë dhjetëvjetorin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Unë dua të jap një kontribut. E kam sjell notën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Burundit, me të cilën tërhiqet njohja e Kosovës”, tha Daçiq.

Republika e Burundit ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2012. Burundi ishte shteti i parë i vendeve anëtarë të SADC dhe Afrikës Lindore që njohu pavarësinë e shtetit tonë.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u bë shtet i pavarur. Sot bëhen dhjetë vjet që vendi ynë feston shtetësinë.

Për një dekadë, shteti më i ri në Evropë është njohur nga 116 shtete.