Veseli: Rugova, kontribuues i jashtëzakonshëm i shtetësisë së Kosovës

Aktuale February 17, 2018 - 20:17

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 10 vjetorin e Pavarësisë, ka bërë homazhe para shtatore së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai e ka vlerësuar Rugovën si kontribuues të jashtëzakonshëm për shtetësinë e Kosovës.

“Presidenti Ibrahim Rugova do të kujtohet gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Veseli.