Rita Ora: Sonte mbajmë një koncert të jashtëzakonshëm

Aktuale February 17, 2018 - 15:24

Pas mbëritjes në Kosovë, ku do të marrë pjesë në shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë, këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, 

ka mbajtur një konferencë për media, raporton zeri.info. Fjalën e saj Rita e fillojë duke uruar Pavarësinë e Kosovës. 

"Mund të ishim kudo në botë sot por vendosa ta sjellë ekipin tim në Prishtinë. Sonte kemi një koncert të jashtëzakonshëm", tha Rita. 

Rikujtojmë se Rita do të mbajë sonte një koncert të hapur në sheshin "Nënë Tereza". 

Kjo është hera e parë që këngëtarja do të performojë para publikut në Kosovë. Ajo vizitoi Kosovën vite më parë, kur realizoi videoklipin e këngës "Shine Ya Light". 

Ndërkaq në Shqipër ajo performoi me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Zëri