Ja kush e ngriti flamurin e Kosovës në vitin 2003

Aktuale February 17, 2018 - 10:36

Presidenti i aviokompanisë “KosovaAirlines” Remzi Ejupi, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka publikuar për herë të parë fotografitë e ceremonisë së themelimit të aviokokpanisë së parë kosovare “KosovaAirlines” në vitin 2003, e ku logoja e avikompanisë është thuajse e ngjashme me flamurin aktual të Republikës së Kosovës.

Ejupi në ato fotografi shihet se bashku me presidentin e ndjerë të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovën, si dhe kryeministrin e parë të Kosovës Dr. Bajram Rexhepin.

Ja statusi i plotë i presidentit të aviokompanisë “KosovaAirlines” Remzi Ejupi:

Urime 10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës!

Bashkë me liderët e Kosovës, ish-presidentin Rugova, ish-kryeministrin Rexhepi dhe zyrtarët ndërkombëtarë, para 15 viteve prezantuam flamurin e Kosovës, i cili do të valonte gjithë botën.

Kjo ishte një iniciativë e vogël e jona për ta bërë një afirmim të madh në botë të Kosovës nëpërmjet Aviokompanisë ‘KosovaAirlines’.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

Image