Lindi fëmija i parë në përvjetorin e pavarësisë

Aktuale February 17, 2018 - 09:39

Me rastin e lindjes së foshnjës së parë në dhjetëvjetorin e pavarësisë Ambasadorja Finlandeze Pia Stjernvall ka dhuruar pakon e amësisë për këtë foshnje, raporton “Zëri.info”.

“Ne kemi menduar në Ambasadë se çfarë dhurate të bëjmë për dhjetëvjetorin e pavarësisë dhe menduam ta dhurojmë një pako finlandeze e cila u dhurohet të gjithë fëmijëve që lindin në Finlandë e cila i mbulon shpenzimet për një vit”, ka thënë ajo.

Prezentë ishte edhe zëvendës ministri, i Ministrisë së Shëndetësisë, Granit Abdullahi i cili tha se janë duke u munduar që të përmisojnë kushtet për stafin, nënat dhe fëmijët që lindin në këtë klinikë.

“Ne si ministri jemi duke u munduar që t`i përmisojmë kushtet për stafin, nënat dhe foshnjat në këtë klinikë. Po ashtu ne jemi të përkushtuar ta vazhdojmë bashkëpunimin në mjekësi mes këtyre dy vendeve”, ka thënë Abdullahu.

Ndërsa drejtori I klinikës së Neonatologjisë Dr.Xhevdet Gojnovci, ka thënë që është I lumtur për prezencën e ambasadores në këtë klinikë dhe për dhuratën e saj.

Foshnja është pagëzuar me emrin Renea dhe ka lindur më 17 shkurt 2018, në ora 03;40, dhe është nga Lipjani. /ZERI

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image