Thaçi dekoron me medalje presidenciale Edi Ramën

Aktuale February 16, 2018 - 17:03

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për kontributin që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton “Zëri.info”.

“Kjo medalje presidenciale, për dhjetëvjetorin e pavarësisë   ndahet për kryeministrin e Shqipërisë për kontributin që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke çmuar dhe respektuar angazhimet për pavarësinë e Kosovës dhe proceset në të cilat ka kaluar vendi, kemi pasur mbështetje të fuqishme për procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit dhe të integrimit sa më të shpejtë të Kosovës edhe në NATO edhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaci.

Për Edi Ramën kjo është një medalje e veçantë dhe një moment shumë emocionues. Rama përmendi edhe marrëveshjen e arritur me Malin e Zi duke shtuar kështu se është e rëndësishme arritja e kësaj marrëveshje, në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm, raporton tutje “Zeri.info”.

“Dua të ju përgëzoj atë që ju bëtë bashkë më presidentin e Malit të Zi si një hap drejt finalizimit të një procesi i cili shpresoj dhe duhet bërë në këtë fazë, për arsye se qytetarët duhet të lëvizin lirshëm”, ka thënë Rama. /ZERI/

Image