Edi Rama arrin në Kosovë, pritet të dekorohet nga Presidenti Thaçi

Aktuale February 16, 2018 - 16:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tashmë ka arritur në Kosovë, me ç’rast pritet të takohet me liderët e institucioneve të Kosovës. Ai në këtë takim është shoqëruar nga anëtarë tjerë të kabinetit të tij.

Rama ka shkruar në Twitter pak më herë se është rrugës për Prishtinë, ku ka dëgjuar për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Uroj të mbyllet sa më parë”, ka shkruar ai.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të premten, në orën 16:30, do ta dekoroi Ramën.