Alternativa: Demarkacioni duhet të votohet

Aktuale February 16, 2018 - 14:28

Pas publikimit të nënshkrimit të marrëveshjes për Demarkacion mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka reaguar partia Alternativa. Sipas tyre me nënshkrimin e këtij akti krijuar kushte për konsensus të plotë politik dhe se partitë politike duhet ta votojnë marrëveshjen në fjalë, transmeton "Zeri.info".

Ja reagimi i plotë:

Alternativa e përshëndetë Deklaratën e përbashkët të Kosovës dhe Malit të Zi për marrëveshjen e demarkacionit ndërmjet dy shteteve. Konsiderojmë se me këtë akt janë krijuar kushtet për konsensusin e plotë politik për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror me Republikën e Malit të Zi. 
Alternativa konsideron që për çdo çështje të interesit nacional të ecet përpara me konsensus politik, dhe të nxjerrim mësime nga bllokada që i është shkaktuar vendit që gati 3 vite.

I bëjmë thirrje partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës që unanimisht ta votojmë marrëveshjen në fjalë, dhe t’i hapim rrugë vendit tonë për liberalizimin e vizave. Poashtu, ju bëjmë thirrje institucioneve të sundimit të ligjit të shtetit tonë, që me seriozitetin më të madh të arrijnë rezultate të prekshme në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të shmangur çfarëdo pengese për liberalizimin e vizave.