Hoxha: Ratifikimi i Demarkacionit hap rrugë për liberalizimin e vizave

Aktuale February 16, 2018 - 13:29

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe lidhur me këtë ajo ka thënë se kjo i hap rrugë liberalizimit të vizave, transmeton “Zëri.info”.

“Mirëpres marrëveshjen mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, që padyshim i hap rrugë ratifikimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave”, ka theksuar Ministrja Hoxha.

Sipas saj kjo ka qenë një rrugë e gjatë për të plotësuar kushtet për liberalizim dhe sipas saj tani po përmbushet edhe kushti i fundit.

“Deri më tani, Kosova ka bërë një rrugë të gjatë në plotësimin e kushteve për liberalizim dhe jemi tani para përmbushjes së kushtit të fundit. Falënderoj të gjitha institucionet për angazhim në këtë proces”, ka thënë Dhurata Hoxha. /ZERI/