Hoxhaj: Kuvendi ta ratifikoj Demarkacionin, qytetarët duhet të lëvizin të lirë

Aktuale February 16, 2018 - 12:46

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh zëvendës kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë që kjo parti e mbështetë deklaratën e nënshkruar në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi dhe e sheh të rëndësishme për shtetin e Kosovës, raporton "Zëri.info".

"Janë tri momente kthesë se pse kjo deklaratë mes presidenteve është e rëndësishme. Çështja e lëvizjes së lirë pa viza në zonën Schengen, së dyti kemi treguar që Kosova ka aftësi politike për të arritur vet marrëveshje pa ndërhyrje ndërkombëtare dhe se kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi", ka thënë ai

Sipas tij kjo marrëveshje duhet të ratifikohet sa më shpejtë në mënyrë që qytetarët të lëvizin të lirë dhe pa viza.

"Kuvendi duhet ta miratojë këtë deklaratë për shkak se qytetarët duhet të lëvizin të lirë", ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu të rëndësishme ai sheh edhe afatin kohorë sepse sipas tij duhet të përshtatet me atë të Bashkimit Evropian.

"Në një seancë të radhës duhet ta ratifikojmë këtë marrëveshje për tu përshtatur me afatet kohore edhe të BE-së", ka shtuar ai.

Hoxhaj këtë marrëveshje e sheh si piken kyçe e cila i ka përçarë partitë politike mes vete dhe pret që kjo të jetë po ajo që do i bashkojë./Zëri/