Haradinaj: Sot nderojmë sakrificën e atyre që u flijuan për Pavarësinë e Kosovës

Aktuale February 16, 2018 - 12:08

“Jemi këtu në vendin e sakrificës, në vendin e kthesës, në Prekaz, në varrezat e familjes Jashari, Komandantit Legjendar Adem Jashari. Përulemi me respekt. Lavdi të rënëve për liri dhe urime Kosovë dhjetëvjetori i Pavarësisë. Urime shqiptarëve kudo që janë”, tha Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, pas homazheve tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

I shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, kryeministri Haradinaj, më pas ka vazhduar me homazhe edhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në varrezat e dëshmorëve në Velani dhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Në këtë ditë, kryeministri Haradinaj ka kujtuar sakrificën e të rënëve për liri dhe punën e palodhshme të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova për pavarësinë e vendit.

“Urime 10 vjetori i Pavarësisë gjithë qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve kudo që janë. Nderojmë sakrificën, punën e madhe dhe flijimet e atdhetarëve. Në këtë rast, nderojmë presidentin historik Ibrahim Rugova, nderojmë veprën e tij për pavarësinë e Kosovës. Urime!”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Image 
Image 
Image