Ministrja e Ambientit ka një plan futuristik: Gjelbërimin e Kosovës brenda këtij viti

Aktuale February 16, 2018 - 12:03

Anëtaret e organizatës “Let’s Do It Kosova”, së bashku me kryetarin e Hanit të Elezit dhe ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj vendosën ta pastrojnë pikën kufitare që lidhë Kosovën me Maqedoninë.

Këtë aksion e ndërmorën në prag të vjetorit të pavarësisë, të cilin Reshitaj e cilësoj tejet të rëndësishëm.

“Nga ku çast do të fillojmë dhe nuk do të ndalemi gjatë gjithë vitit, ku në fund të këtij viti do ta pastrojmë dhe do ta gjelbërojmë gjithë Republikën e Kosovës”, ka thënë Reshitaj.

Kryetari i Hanit të Elezit bëri kërkesë duke thënë pë Klan Kosova se qytetarët duhet të vetëdijesohen që mos të hedhin mbeturina.

“Kërkojmë nga qytetarët që të vetëdijesohen që mos të hedhin mbeturina rrugëve, e sidomos në këtë zonë kufitare”, ka thënë Suma.