LDK pas ratifikimit të Demarkacionit kërkon shkarkimin e Qeverisë

Aktuale February 16, 2018 - 11:47

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur konferencë për media ku ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti ka thënë se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim për demarkacionin, andaj edhe e mbështesin këtë marrëveshje.

Hoti ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë pasi ka humbur shumë kohë duke debatuar për cështje të parëndësishme.

Tutje, ai ka deklaruar se marrëveshja e re e arritur mes presidentit Hashim Thaçi dhe atij ta Malit të Zi, Filip Vujanoviq nuk ka asgjë të re, të gjitha pikat janë në pajtim me marrëveshjen e arritur më parë.

“Demarkacionin e mbështet LDK-ja. Qeveria tejap dorëheqje, vendi të shkoj në zgjedhje, LDK po përgatitit për qeverisur. Është humbur shumë kohë me debate të kota, marrëveshja te ratifikohet sa më parë në kuvend”, ka thënë ai. /Lajmi.net/