“US News”: Dhjetë gjërat që mund të mos i keni ditur për Kosovën

Aktuale February 16, 2018 - 10:39

Gazeta amerikane US News ka publikuar një artikull kushtuar Kosovës, në prag të festimit të 10 vjetorit të pavarësisë.

1 Kosova është vendi i dytë në botë më i ri, që më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë. Vendi më i ri që së fundmi ka shpallur pavarësinë është Sudani Jugor, që e bëri këtë në vitin 2011, transmeton Telegrafi.

2 Derisa pesë vendet e BE-së dhe Serbia, Rusia e Kina nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 vendosi që Kosova është një shtet sovran.

3 Kosova nuk ka dalje në det dhe është paksa më e madhe sesa Delaware, dhe është vendi më i vogël në Ballkan. Rreth 40 për qind e territorit është i mbuluar me pyje, ndërsa më shumë se gjysma tjetër është tokë bujqësore.

4 Kosova ka popullatën më të re në Evropë, ku mbi 40 për qind janë nën moshën 25-vjeçe.

5 Kosova është vendi më i varfër në Evropë pas Moldavisë.

6 Shumica e popullsisë së Kosovës që janë afro 1.9 milion i përkasin besimit Islam, ndërsa gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe ajo serbe.

7 Perandoria Osmane pushtoi Kosovën nga mesi i shekullit të 15-të e deri në fillim të shekullit 20, ku gjatë kësaj koha Islami shënoi rritje dhe numri i shqipfolësve u rrit në masë të madhe, duke quar drejt tensioneve mes shumicës së re etnike myslimane dhe pakicës ortodokse serbe.

8 Tensionet e rritura ndër vite eskaluan në luftë, ku shqiptarët kundërshtonin qeverinë serbe dhe atë Jugosllave. Qindra civilë janë vrarë dhe qindra mijëra tjerë janë dëbuar para se të intervenonte NATO.

9 Statuja e ish-presidentit amerikan Bill Clinton është e vendosur në rrugën që mban emrin e tij në Prishtinë. Clinton ndihmoi që t’i jep fund luftës, ndërsa emrin e një ish-presidenti tjetër amerikan  – George W. Bush e mban një rrugë tjetër në Prishtinë, që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

10 Në Prishtinë gjithashtu gjendet katedralja katolike që mban emrin e Nënës Terezë. /Telegrafi/