Ora e parë e mësimit i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Aktuale February 16, 2018 - 08:19

Me Vendim të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot në të gjitha shkollat ëfillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet historisë së pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë vendim, ministri Bytyqi ka marrë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim zgjerimin e njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme.