FSK-ja ndihmon Shqipërinë, ndërton një urë në Korçë

Aktuale February 15, 2018 - 19:37
Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani mashkë me ministren shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Komandantin e FSK-së, Gjeneral Rrahman Rama, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Gjeneral Bardhyl Kollçakun, e kolegë të tjerë, sot përuruam urën që ndërtoi FSK-ja.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Kosova e ka për nder dhe krenari t’i ofrojë ndihmë Shqipërisë.

Bashkë me Ministren shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Komandantin e FSK-së, Gjeneral Rrahman Rama, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Gjeneral Bardhyl Kollçakun, e kolegë të tjerë, sot përuruam urën që ndërtoi FSK-ja.

FSK është krenaria e Kosovës.

Batalioni i Xhenios i FSK-së, në Shqipëri, filloi ngritjen e urës mobile ,,Mabey Johnson” në fshatin Zëmblak të prefekturës së Korçës, më 3 shkurt dhe përfundoi ngritjen e saj në një afat rekord. Ura ka një gjatësi prej 54 metrash; është ngritur mbi lumin Devoll, dhe është nyje e rëndësishme për lëvizjen e përditshme të mijëra banorëve të fshatrave të prefekturës së Korçës.

ura1ura2ura3