Haxhiu: Kushtetuesja të ndalojë abuzimin me paranë publike nga vendimi i Haradinajt

Aktuale February 15, 2018 - 16:56

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur që ka pranuar një raport nga Gjykata Kushtetuese, në lidhje me lëndën e dërguar për rritjen e pagave, transmeton “Zeri.info”.

Po ashtu Haxhiu ka thënë që  Gjykatës kushtetuese i kanë dërguar argumente shtesë si kundërpërgjigje ndaj komenteve të kryeministrit dhe që prej tyre presin ta shqyrtojnë sa më shpejtë kushtetutshmërinë e vendimit.

Këto komente ajo i ka bërë në një status në Facebook. /ZERI/

Ja Postimi i plotë;

Dje, pranova nga Gjykata Kushtetuese, komentet e z.Haradinaj, në raport me lëndën që kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Sot, dërgova argumentet tona shtesë si kundërpërgjigje ndaj komenteve të kryeministrit!

Presim nga Gjykata Kushtetuese që sa më parë ta shqyrtoj kushtetutshmërinë e vendimit të paligjshëm për rritjen e pagave dhe po ashtu që me vendimin e saj të ndaloj abuzimin me paranë publike!.