Selimi: Negociatat me Serbinë e kontestojnë pavarësinë

Aktuale February 15, 2018 - 13:30

Rexhep Selimi, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje tha se Kosova gjatë 10 viteve ka pasur më shumë stagnime sesa përparime raporton "Zëri.info".

"Sot në emër të VV-së jemi këtu bashk për të shënuar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Për fatin jo të mirë të arriturat nuk janë të shumta e as të pritura nga qytetarët e Kosovës", tha Selimi.

Selimi bisedimet me Serbinë i cilësoi si kontestim të pavarësisë së Kosovës.

"Negociatat me Serbinë e kanë kontestuar atë që kanë shpallur përfaqësuesit e parlamentit të Kosovës, pra kanë kontestuar pavarësinë", tha Selimi gjatë një konference për media.

Ai foli edhe për Demarkacionin e që sipas Selimit është humbje toke për Kosovën, dhe nuk duhet të ratifikohet si i tillë.

"Demarkacioni nuk duhet të ratifikohet si i tillë, jemi për demarkacion por në atë formë ku Kosova dhe Mali Zi nuk humb asgjë", tha Selimi.

Gjithashtu sipas Selimit, Kosova nuk ka bërë as hapin e parë kundrejt integrimit të BE-së, gjithashtu ka stagnuar edhe në anëtarësim në organizata botërore./Zeri