Gëzuar me konjak - kështu feston qeveria malazeze për rritjen e Kosovës

Aktuale February 14, 2018 - 20:31

Qeveria e Malit të Zi përmes një njoftimi për media ka thënë se ‘Kosova nuk ka asnjë mik  kaq të mirë dhe të besueshëm sa Malin e Zi’. Në njoftimin për takimin e kryeministrit, Dushko Markoviqit me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj i është bashkangjitur një fotografi teksa Haradinaj dhe Markoviq janë duke festuar.

Qeveria malazeze ka shpërndarë dy deklarata nga ky takim – një të kryeministrit të saj, dhe një të mikpritësit, Haradinaj.

“Kryeministri Dushko Markoviq në Prishtinë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj: Kosova nuk e ka një mik kaq të mirë dhe të besueshëm sa Mali i Zi. Kryeministri Haradinaj: Me marrëdhënien tonë me Malin e Zi, ne duam t’i japim një shembull të tjerëve”, thuhet në postimin e qeverisë malazeze në rrjetin social.

Haradinaj gjatë festave të fundvitit iu kishte dërguar shumë personave konjak si dhuratë për Vitin e Ri./Insajderi.com

Image