Sigmar Gabriel: S’ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën

Aktuale February 14, 2018 - 19:58

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, edhe në Kosovë ia ka bërë të ditur Serbisë, se pa njohjen e Kosovës, ajo nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, raporton “Zeri.info”.

“Sot ne e përmendëm edhe në Beograd, se edhe Serbia duhet të përmbush kriteret e saj për anëtarësimin në BE, të ketë sundim të ligjit, raporte të mira fqinjësore dhe ta njoh Kosovën”, tha Gabriel.

Ai po ashtu foli edhe për Kosovën në konferencën me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Sigmar Gabriel, tha se Gjermania është e gatshme që ta ndihmoj Kosovën në çdo fushë dhe u shpreh i lumtur që Kosova do ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi.

“Përveç kësaj ne jemi t’ju ndihmojmë edhe për çështjeje jo të këndshme, për Dhomat e Specializuara që do të trajtojnë krimet e luftës. Jam i lumtur që ka vullnet për tu zgjidhur edhe problemi i kufirit me Malin e zi. Duhet që ky kriter të plotësohet dhe që Kosova të fitojë liberalizimin e vizave”, tha Sigmar Gabriel, raporton “Zeri.info”.

Në anën tjetër kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës deri në ditët e sotme. /ZËRI/