Kurz: Austria e ka njohur Kosovën dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë

Aktuale February 14, 2018 - 12:44

Kancelari austriak Sebastian Kurz, para seancës së Qeverisë, në lidhje me deklaratën e fundit të zëvendësit të tij Heinz-Christian Strache se Kosova është ‘pjesë’ e Serbisë, theksoi se Austria është një vend mik që mbështet Ballkanin Perëndimor, si dhe është duke u përpjekur të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

I pyetur nëse angazhimi i zëvendëskancelarit Strache për të mbështetur njërën palë e dobësoi pozitën e ndërmjetësimit të Austrisë, në vend të Kurz-it, Strache iu përgjigj këtij pretendimi.

Ai theksoi se ka mirëkuptim për të dyja palët, por në të njëjtën kohë vuri në dukje se kur flet për gjendjen reale, ende përballet me akuza se është i njëanshëm, transmeton Zëri.info.

"Pikëpamja serbe  ndryshon nga ajo e Kosovës. Gjithashtu, pesë vendet e BE-së nuk e kanë njohur Kosovën", rikujton Strache dhe shtoi se për fat të keq problemi nuk është zgjidhur në mënyrë të qëndrueshme.

Kurz gjithashtu vlerësoi se nuk mendon se deklarata e Straches shkaktoi dëme dhe theksoi se mban kontakte të shkëlqyera me Serbinë dhe Kosovën.

Qëllimi i presidencës austriake të BE-së, në gjysmën e dytë të këtij viti, do të jetë mbështetja më e mirë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Unionit.

"Austria ka njohur Kosovën shumë kohë më parë dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë në të ardhmen", përfundoi Kurz./Zëri/