Haradinaj jep lajmin e fundit për mësimëdhënësit

Aktuale February 14, 2018 - 11:36

Në kohën kur presioni i mësimdhënësve ka nisur sot me grevën e tyre, duke mos e mbajtur orën e parë të mësimit, del kryeministri Ramush Haradinaj dhe jep një premtim për ta.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se mësimdhënësit janë kategori që kanë sakrifikuar shumë, duke thënë se nuk do të mungojë kujdesi ndaj tyre.

“Në këtë frymë të përkushtimit, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka poashtu një rëndësi të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e rezistencës sonë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të takohet me përfaqësuesit SBASHK-ut për të gjetur zgjidhje.

“Gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojmë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve tona si shtet”, ka shkruar më tej kryeministri.

“Duke marrë parasysh sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë, Qeveria e Kosovës ishte dhe mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të lirisë. Tashmë një pjesë e këtyre kategorive kanë mbështetjen e plotë ligjore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Insajderi/