NLB Banka merr mirënjohje nga Presidenca

Aktuale February 14, 2018 - 10:45

Në kuadër të manifestimit në 10 Vjetorin të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovësorganizoi konferencë me akterët relevant për të shpalosur të arriturat dhe sfidat e dekadës së Pavarësisë.

Bartës kryesor i proceseve pozitive ekonomike në Kosovë dhe krijimit të mirëqenies në vend është sektori privat. Për të shënuar një dekadë të kontributit të sektorit privat në ndërtimin e shtetit, Oda Ekonomike e Kosovës ka organizuar një aktivitet gjithëpërfshirës, me akterët kryesor të proceseve zhvillimore, nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi.

Presidenti i Republikës z. Hashim Thaçi ka dekoruar NLB Bankën me mirënjohje për Kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të punës në Republikën e Kosovës. Pjesëmarrës në manifestim nga NLB Banka ishin z. Albert Lumezi, Kryetar i Bordit Udhëheqës të Bankës dhe z. Shkelzen Kelmendi, Drejtor i Shërbimit për Burime Njerëzore dhe Organizim.(Artikull i sponzorizuar)