Aktuale

Si u përplas Pacolli me qytetarë te ‘Rrethi’ (VIDEO)

Si u përplas Pacolli me qytetarë te ‘Rrethi’ (VIDEO)
13 shkurt 2018 • 22 : 33

Nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli nuk është prit aspak mirë nga qytetarët të ‘Rrethi’ në Prishtinë derisa po pritej të vendosej flamuri shtetëror i Kosovës.
Ai është ofenduar nga qytetarët të cilët e kanë akuzuar për heqjen e flamurit kombëtar.

Mes tjerash Pacolli është pyetur nga një qytetar se përse nuk po vendoset edhe një flamur i Serbisë në të njëjtin vend.

Pse s’po e vendosni edhe një flamur të Serbisë”, ka pyetur një qytetar Pacollin

Nënkryetari i Prishtinës i është kundërpërgjigjur qytetarit duke i thënë se nëse e sheh të arsyeshme vendosjen e flamurit serb, vendoseni vet sepse komuna nuk e bënë një gjë të tillë.

“Nëse ju e shihni të arsyeshme shkoni qiteni ju, unë jo”, ka thënë Pacolli.

“Je bo nënkryetar me votat tona, duhet me të ardhë marre”, i tha një tjetër.

Ndërkohë në një moment Pacolli e ka pyetur njërin prej tyre se mos kishin ‘ndonjë problem personal’.

© zëri.info