Paralajmërohet protestë për rivendosjen e flamurit kombëtar të 'rrethi'

Aktuale February 13, 2018 - 22:20

Paralajmërohet protestë kundër heqjes së flamurit kombëtar të 'Rrethi' në hyrje të Prishtinës.

Kjo protestë ku do të kërkohet rivendosja e flamurit kombëtar fillon nga ora 13:00-të, të "rrethi' në hyrje të Prishtinës, ndërsa kush e ka organizuar ende nuk dihet, raporton Zëri.Info.

Ky është njoftimi i plotë:

SHPERNDAJENI: Nesër (14.02.18) nga ora 13:00 në mesditë takohemi te Rrethi i Flamurit, për ta kerkuar rivendosjen e flamurit tonë kombëtar të larë me lot e me gjak.

Në rrethin e flamurit nuk ka vend asnjë flamur tjetër pos ati kombëtar, ky flamur me jetë është mbrojtur e kështu do mbrohet.

Flamuj të tjerë vendosni kudo, por jo në vendin që i takon shqiponjës sonë.

Shqiptarë BASHKOHUNI! Ejani te gjithe me flamura KUQ E ZI!