Aktuale

Shtetit i humb flamuri, Policia jep detaje

Shtetit i humb flamuri, Policia jep detaje
13 shkurt 2018 • 21 : 43 Foto: Driton Bublaku

Personat e angazhuar për zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë shtetëror në hyrje të Prishtinës kanë njoftuar Policinë e Kosovës se dikush ua ka marrë flamurin shtetëror, raporton Insajderi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për Insajderin se personat që kanë qenë të angazhuar për ta zëvendësuar flamurin kombëtar, kanë lajmëruar rastin në polici se flamurin shtetëror ua kanë marrë persona të panjohur.

“Personat e angazhuar për ta vendosur flamurin kanë lajmëruar rastin në polici se persona të panjohur ua kanë marrë flamurin shtetëror”, ka thënë Borovci për Insajderin.

Lidhur me këtë rast shumë qytetarë janë mbledhur tek  rrethi ku edhe kanë kundërshtuar zëvendësimin e flamurit.

© zëri.info