Pallaska: Flamurin shtetëror e dizajnoi një ish-ushtar i UÇK-së, nuk guxon të trajtohet si i huaj

Aktuale February 13, 2018 - 21:26

Juristi Dasdid Pallaska është përfshirë në debatin për vënien e flamurit shtetëror të Kosovës te "Rrethi", në hyrje të Prishtinës.

Ai ka thënë se flamurin e Kosovës nuk e kanë krijuar të huajt, por një ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Sipas tij, kjo është arsyeja që flamuri nuk guxon të trajtohet si i huaj apo si anti-shqiptar.

“Flamurin shtetëror nuk e dizajnoj Ahtisaari por një ish ushtar i UÇK-së. Për këtë arsye ky flamur nuk guxon të trajtohet si i huaj apo si anti-shqiptar”, ka shkruar Pallaska në Facebook.