Aktuale

Sekretari i MAP'it tregon arsyen e vendosjes së flamurit natën

Sekretari i MAP'it tregon arsyen e vendosjes së flamurit natën
13 shkurt 2018 • 21 : 17 Foto: Driton Bublaku

Sekretari i Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha, ka sqaruar arsyen se pse po vendoset flamuri i Kosovës natën.

Ai ka thënë se kjo po bëhet për shkak se kërkesa e kryeministrit Ramush Haradinaj ka ardh vonë, dhe printimi i flamurit ka marrë kohë.

Berisha ka thënë për lajmi.net se po të bëhej kërkesa një ditë më herët do të ishte përfunduar shumë më shpejt.

“Ne kemi marr një kërkesë pak më vonë nga kryeministri, dhe deri e kemi dërguar për printim, deri u qep flamuri, deri u përgatit… kjo është arsye, se jo që po e vendosim natën. S’ka lidhje si ditën si natën, në vend tonin jem.

Kërkesa e kryeministrit ka ardhur me vonesë, dhe ka marr kohë edhe printimi dhe arsyet teknike. Po të kish ardhur kërkesa dje, sot në dhjetë të mëngjesit do të ishte përfunduar vendosja”, ka thënë Berisha. 

Më herët deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pyetur pse po vendoset flamuri natën.

© zëri.info