Flamuri i Kosovës vendoset në hyrje të Prishtinës

Aktuale February 13, 2018 - 19:12

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka filluar procedura e vendosjes së flamurit të Kosovës në hyrje të Prishtinës te “Rrethi". 

Pas shumë debateve dhe kundërshtimeve të bëra, me urdhër të kryeministrit Ramush Haradianj në këto momente ka filluar të vendoset flamuri i Kosovës për nder të përvjetorit të pavarësisë së vendit, raporton ‘Zëri.info’.

Ndërsa, Këshilli organizativ për shënimin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, ka larguar flamurin kombëtar “Te Rrethi” në Prishtinë. 

LEXO EDHE: Haradinaj jep urdhër për vendosjen e flamurit të Kosovës te 'Rrethi'

Gjatë ditëve të kaluara ka pasur thirrje nga disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje që qytetarët të mblidhen për ta ndaluar vendosjen e flamurit të Kosovës.

Ditë më parë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, pati thënë se Komuna e Prishtinës nuk është përgjegjëse për vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës në hyrje të Prishtinës te “Rrethi”.

“Ajo nuk ka qenë asnjëherë përgjegjësi e komunës së Prishtinës.  Nuk është e nënshkruar as me protokoll që flamurin atje duhet ta kemi kështu apo ashtu. Atëherë nuk e ka pas hequr komuna, atë e kenë bërë dhe qytetarët, edhe ata kanë marrë pjesë në vendosjen e flamurit kombëtar.  Kjo tregon se nuk është përgjegjësi e jona edhe kthimi i flamurit të Kosovës. Kjo mbetet edhe të diskutohet në ditët e ardhshme”, pati thënë Ahmeti ditë më parë.

Vendosja e flamurit të Kosovës u nis si iniciativë nga disa të rinj në rrjet sociale, dhe u përkrah nga shoqëria civile dhe shumë qytetarë. /Zëri

Image 
Image 
Image 
 
Image